MENU
klinika

Rekord pikësh në kualifikuese

Kontrata drejt fundit, a do të qëndrojë Reja?

15.10.2021 - 12:25

Trajneri Edy Reja u kritikua që la Armando Brojën në stol në sfidën ndaj Polonisë. Por në më shumë se një herë presidenti Duka është detyruar të dalë publikisht dhe të konfirmojë besimin e tij ndaj italianit.

Që nga 17 prilli 2019, Reja numëron 25 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, ku bilancet janë pozitive, 12 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje. Me të në stol, Shqipëria përjetoi një ëndërr të bukur.

Deri përpara sfidës me Polonisë, kuqezinjtë ishin në garë për një vend në fazën “play-off” në botëror. Me 15 pikë deri më tani, Reja ka grumbulluar më shumë pikë se çdo trajner tjetër në një fazë kualifikuese. Këtë rekord mund ta cojë në 18 pikë, pasi në nëntor Kombëtarja pret Andorrën.

Pas përfundimit të kësaj aventure, italianit i përfundon kontrata me Shqipërinë. Jo zyrtarisht, Duka dhe jo vetëm, pas çdo momenti të vështirë që ka kaluar Kombëtarja me Rejan në stol, ka theksuar se objektivi i Shqipërisë është prezenca në “Euro2024”.

Është e qarta se dëshira e Rejas është të qëndrojë në stolin e Kombëtares edhe për të paktën 2-3 vite, fakt të cilin e shprehu sërish publikisht pas fitores kundër Hungarisë. Përtej dëshirave dhe deklaratave publike, fakt është që mungon firma mbi kontratë, kontratë e cila aktualisht përfundon në qershor 2022.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”