MENU
klinika

Ja ku ishte fshehur pas ngjarjes

Plagosja në Kurbin, pas dajës arrestohet edhe nipi

16.10.2021 - 10:30

Një i ri i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” ka rene ne pranga gjatë operacionit policor “Sanxhaku”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin.

Sipas policise në pranga ra shtetasi Kadri (Kurtaj) Imeri, 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Preçi (T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit Agron Koçi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e shtetasit Agron Koçi, i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se Imeri kishte plagosur 25 vjeçarin Preçi.

Gjithashtu, po në banesën e Agron Koçit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.