Filmi “Zgjoi”(Hive) i regjisores Blerta Basholli do të shfaqet në kuadër programit zyrtar të edicionit të 16-të të festivalit të filmit në Romë të Italisë, “Festa del Cinema di Roma”.
Festivali i filmit “Festa del Cinema di Roma” që ka nisur dje do të zgjedh deri më 24 tetor 2021.
Sipas programit të festivalit, filmi “Zgjoi” do të shfaqet më 18 tetor 2021.
Filmi “Zgjoi” është prezantuar në disa festivali prestigjioze ndërkombëtare duke marrë u shpërblyer edhe me çmime.
Ky film do të përfaqësojë Kosovës për çmimet “Oscars” viti që vjen.
Filmi “Zgjoi” bazohet në një histori të vërtetë të ndodhur në Krushë të Madhe, ku forcat serbe gjatë luftës së Kosovës kryen një nga masakrat më të mëdha.
Në rolet kryesore luajnë: Yllka Gashi, Çun Lajçi dhe Aurita Agushi.