<strong>Pak ditë më parë, bukuroshja nga Paraguai Clara Sows rrëmbeu kurorën e vajzës më të bukur në “Miss Grand International”, por ajo që bëri xhiron e botës ishte video kur fituesja u rrëzua në skenë duke humbur ndjenjat pasi dëgjoi emrin e saj.
Por në këtë event bukurie mori pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me modelen Klaudia Kalia, e cila ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku ndër të tjera, ajo rrëfeu edhe momentin e ndarjes së çmimit.
Klaudia tregoi se e gjitha ishte një inskenim dhe modelja nga Paraguai nuk i humbi ndjenjat. Madje, ajo thotë se ka dhe një moment në video kur Clara Sows rregullon pozicionin e këmbës për të pozuar. Ndërkohë supozohej që ishte e shtrirë në skenë, pasi i ra të fikët!
Modelja shqiptare, Klaudia Kalia u rendit mes 10 femrave më të bukura në “Miss Grand International”.