MENU
klinika

Vodhi dosjet e pronave

Lihet në burg drejtori i administrimit të tokave në Vlorë

17.10.2021 - 11:15

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg drejtorin e administrimit të tokave Bardhyl Gjika. Kurse për specialistin Kreshnik Mino është gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Gjika, Mino dhe 51-vjeçari Spiro Duni u arrestuan për shkak se mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve në dosjet e pronave të fshatit turistik të Dhërmiut. Pas falsifikimeve të bëra dhe frikës nga drejtësia, këta persona akuzohen se më pas kanë inskenuar një grabitje në zyrat e “Tokave” të Dhërmiut në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës.

E gjithë ajo që disa ditë më parë u denoncua me bujë të madhe si një grabitje në zyrat e administrimit të Tokës në Vlorë rezultoi të ishte një inskenim e vetë drejtorit i cili në atë kohë doli vetë në media duke folur për “grabitjen”.

Burime bëjnë me dije se drejtori Bardhi Gjika në bashkëpunim me specialistin Kreshnik Mino kanë falsifikuar disa dokumente për pronat në Dhërmi në pronësi të Spiro Dunit, i cili është vënë në pranga bashkë me Gjikën dhe Minon.

Sipas, të dhënave paraprake dyshohet se çështja pronësore e familjes Duni po gjykohet pasi ka pasur pretendime për falsifikime.

Dokumentet origjinale janë kërkuar të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë, dhe për të mos u zbuluar falsifikimi funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre. Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga ASHK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë rezultoi nga hetimet e policisë

Arrestohet drejtori në Këshillin e Qarkut Vlorë

Grabitësi merr disa dokumente

Vidhet Pallati i Kulturës në Vlorë


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë