MENU
klinika

Zbulon planet për filmin e ri

Ermal Mamaqi rikthen Elvana Gjatën si aktore

18.10.2021 - 07:32

Veç muzikës, Elvana Gjata e sprovoi veten pak vite më parë edhe në aktrim, kur erdhi si protagoniste kryesore në filmin “Dy gisht mjaltë”.

Mirëpo, nuk paska mbaruar me kaq: Elvanën do ta shohim sërish si aktore, dhe sërish “meritat” i shkojnë Ermal Mamaqit. Ajo do të shfaqet në “Dy gisht mjaltë 2”, që është plani i radhës i Ermalit, pas serialit “HOT”. Këtë e ka zbuluar vetë ai, në një intervistë për Orinda Hutën, në “Jo vetëm modë”.

“Tani që po flasim, unë kam tre projekte në tavolinë të cilat i kam pothuajse të zgjidhura në nivel produksioni. Tre filmat që po presin, njëri është ‘2 Gisht Mjaltë 2’. Padyshim që do rikthehet Elvana”, tha Ermali, duke shtuar se fatkeqësisht është dikush që do t’i mungojë kastit të aktorëve.

“Fatkeqësia është që nuk do të kthehet më Koço Devole, i cili ishte babai i Elvanës në film dhe neve do na duhet të ndryshojmë skenarin, por sidoqoftë do ta kemi në një formë Koçon”, tha ai, duke mos zbuluar më shumë detaje nga projekti.

Në fund, Ermali tregoi se ka edhe dy filma të tjerë, por po pret të hapen kinematë me kapacitet të plotë.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain