MENU
klinika

Pas dekretimit nga Meta

Kreu i SHISH mesazh drejtuesve të institucionit

07.11.2018 - 17:44

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo një ditë pas dekretimit nga Presidenti Ilir Meta, u ka dërguar një mesazhe drejtuesve të institucionit

“Të nderuar kolegë, Gjithçka e arritur dhe e ndërtuar nga SHISH-i është fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe i rolit të qindra punonjësve të ndershëm e profesionistëve të vërtetë të inteligjencës, me të cilët kemi bashkëpunuar e bashkëpunojmë ndër vite.

Ndaj sot vlerësoj se është momenti, që bazuar te parimet bazë të punës sonë, si LIGJSHMERIA, OBJEKTIVITETI dhe SEKRETI, të angazhohemi për të çuar cilësisht përpara punën dhe produktin e Shërbimit Informativ të Shtetit“, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e SHISH.

Në letër, Bendo shkruan, “më lejoni të përçoj te çdo punonjës i Shërbimit vlerësimin dhe mbështetjen e Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare”.