MENU
klinika

Flet drejtuesi i Listës Serbe

“Pa Asociacion s’do të ketë institucione të Kosovës”

17.10.2021 - 22:48

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiç, ka thënë në një konferencë për gazetarë se kandidatët e Listës Serbe kanë fituar në zgjedhjet lokale në 10 komunat që janë të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Ai theksoi se janë duke luftuar për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Në qoftë se nuk fillojnë bisedimet për Asociacionin në muajin e ardhshëm, nuk do të ketë më as institucione të Kosovës,”- tha Rakiç.

Në Zveçan kanë votuar rreth 84 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, përkatësisht 5,773 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit 6,879 sa janë të regjistruar me të drejtë vote.