MENU
klinika

Teatri “Migjeni”

Përvjetori i 60 i Estradës së Shkodrës

07.11.2018 - 17:47

Estrada e Shkodrës, vendi ku u mbrum “ajka” e humorit shqiptar, dje festoi 60 vjetorin e krijimit të saj. Në një atmosferë shumë të këndshme mes pjestarëve të saj ndër vite dhe të ftuarve që kanë dhënë kontribut për të, në Teatrin “Migjeni” u shfaq një dokumentar i realizuar nga Televizioni Shqiptar.

Përkujtimi i fugurave të shquara si Tano Banushi, Paulin Selimi e të tjerë ngjalli emocion tek të pranishmit, veçanërisht te aktorët të cilët me to kishin bashkëpunuar qysh në hapat e tyre të parë. Herë në heshtje përkujtimore e herë me duartrokitje vlerësuese, të pranishmit kujtuan të gjithë ata që fizikisht kanë ikur, por të cilët janë përjetësuar në ato kaseta që kanë skalitur buzëqeshjen në fëtyrat e zbehta të shqiptarëve gjatë komunizmit.

Mungesa e aktorit të njohur, Mjeshtrit të Madh Besnik Çinarit i cili është në gjendje jo të mirë shëndetsore pas një ataku kardiak, ia zbehu pak hjeshinë aktivitetit, ndonëse kolegët e tij ishin kujdesur që fjalët dhe falenderimet e tij të mos mungonin. Aq më tepër që një ditë më parë, shfaqja “Humor me shkollë të mesme” me regjisor dhe aktor kryesor Çinarin korri një sukses që do të mbahet mend.

Sikurse zakonisht ndodh, edhe në këtë event kishte nga “të pakënaqurit”. Një ndër ata që e “ngriti zërin” ishte humoristi Sandër Ruçi i cili pak javë më parë vuri në skenën e atij teatri shfaqjen e tij “Turbo Show”. Nëpërmjet një statusi në facebook, i indinjuar ai u shpreh se ndonëse në 60 vjet të ekzistencës së Estradës, ai kishte 43 si pjesë e saj, nuk kishte marrë asnjë ftesë nga organizatorët. Gjithësesi, kontributi i tij në Teatrin e Estradës nuk varet nga një ftesë, por nga dekadat e kaluara duke bërë humor.

Me urimin më të mirë për Estradën e Shkodrës ku japin kontribut figura të shquara si Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj e të tjerë, shpresojmë që cilësia elitare e humorit të saj të mos asimilohet nga prirjet anti – kulturore që po afrohen gjithnjë e më shumë në art.

/Andreas Dushi

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!