MENU
klinika

''Plotësisht e lumtur''

Një diplomë edhe pse je 85!

18.10.2021 - 11:26

           Në jetën fatmirësisht jo të shkurtër, i ka ndeshur edhe gëzimet, edhe shqetësimet. Ka provuar lumturinë e mëmësisë, siç ëmbëlsinë prej gjysheje për nipat e mbesat. E megjithatë, gruaja palestineze nuk hoqi dorë nga ëndrra e hershme.

Ajo feston diplomimin, kur i ka mbushur 85 vjet përvojë, dhimbje, dashuri, pasiguri dhe shpresë njëherësh…

Edhe pse kushtet në Palestinë nuk ishin të favorshme, jo vetëm për një zonjë të moshuar, por dhe për mosha më të reja, zonja Bhutto tregoi se nuk është kurrë vonë, për t’u diplomuar.

Ajo u diplomua në shkollë fetare, e detyruar t’i ndërpriste studimet dekada më parë.

Vetëm disa vjet më parë, asaj iu dha mundësia të realizonte ëndrrën për të marrë një diplomë universitare. Në festën e vogël që organizoi me rastin e diplomimit, ishin të afërm rreth tavolinës zbukuruar me tortën me një qiri dhe fishekzjarre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkrimtari grek: Historia është histori!

“Arvanitasit as nuk flisnin greqisht”