MENU
klinika

“Shokuese, ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën”

Flet mikesha e turistëve rusë: Jam e sigurt që ata…

19.10.2021 - 13:16

Teksa vijon të jetë e veshur me mister tragjedia e mbrëmjes së 15 tetorit, ku në një hotel të Qerretit u gjetën të pajetë katër turistët rusë, një dëshmi vjen nga Rusia.

Viktimat ishin familjarët Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, së bashku me vajzën e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën dimërore të hotel “Gloria”. Deri më tani, nga hetimet paraprake thuhet se ata kanë ndërruar jetë nga klori në pishinë ose mosventilimi i ambientit, por ngjarja vijon të mbetet mister.

“Një nga viktimat ishte i shtrirë në një shezlong, dy ishin në një stol dhe i katërti ishte buzë pishinës me këmbët brenda saj”, kështu shkruan media ruse, e cila sjell dëshminë e koleges së Sergey, Anastasia.

“Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne”, është shprehur ajo.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin