MENU
klinika

“Shqipëria në orbitë? E pabesueshme!”

Kryeministri Edi Rama zbulon kur do të lëshohen satelitët në hapësirë

20.10.2021 - 12:57

Kur Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria shumë shpejt do të lëshonte satelitë në orbitë, rrjeti shpërtheu në meme e video ‘funny’ lidhur me këtë deklaratë.

Mirëpo, ndonëse dukej e pabesueshme, Rama jo vetëm që ka konfirmuar se është e vërtëtë, por ka zbuluar edhe datën se kur satelitët do të lëshohen në orbitë. Pak minuta më parë ai ka publikuar një video ku dëgjohet teksa bisedon me një ekspert të kompanisë SPACE X, që thotë se në mars sateliti ‘Albania 1’ do të jetë në hapësirë, ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në muajin qershor të vitit 2022.

Pjesë nga biseda:

Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Kryeministri Edi Rama: Super

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri

/News31