MENU
klinika

Diskutimet

Memli Krasniqi: Pas zgjedhjeve lokale fola me Thaçin dhe Veselin

22.10.2021 - 08:55

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për komunikimin e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e partisë, Kadri Veseli.

Krasniqi në Pressing të T7 e ka pranuar se ka folur me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Krasniqi nuk ka dashur të tregojë detaje nga kjo bisedë por tha se kur kanë mundësi të komunikojnë nuk flasin shumë për pjesën politike e partiake.

“Nuk mund të komentojë atë pjesë. Normalisht që jam dëgju me ta. I kam edhe miq, kam punuar me ta prej 2004 me zotin Thaçi pastaj edhe me Veselin. Kam komunikim herë pas here me ta, varësisht prej mundesive që i kanë. Duhet të them nuk flas shumë për pjesën politike, paritake, nuk e kemi shumë temë”, tha Krasniqi./ Gazeta Ekspres

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat