MENU
klinika

Marshim në Athinë

Punonjësit e spitaleve kundër vaksinimit të detyrueshëm

22.10.2021 - 09:03

Qindra punonjës të spitaleve publike kanë marshuar në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë në kuadrin e një greve 24-orëshe për të protestuar kundër mungesës së stafit dhe vaksinimeve të detyrueshme të koronavirusit.

“Kemi dale në rrugë, në kuadër të një greve për faktin se qeveria na ka shndërruar nga heronj në kafshë për kurban. Kemi dalë në rrugë sepse, deri më tani, qeveritarët nuk kanë plotësuar asnjë nga kërkesat tona të drejta”- tha Afroditi Retziou, presidente e konfederatës së mjekëve.

Protesta e rradhës vjen në një moment kur Greqia ka regjistruar brenda tre ditëve të fundit mbi 10.000 raste të reja me koronavirus dhe të paktën 100 humbje jete, me një mesatare ditore mbi 34 paciente, duke e çuar në total numrin e vdekjeve nga Covid-19 në afro 15,500. Gjithashtu numri i të intubuarve vazhdon të jetë mbi 340 prej të cilëve 95% janë të pavaksinuar.

Sipas komisionit të pandemisë barra epidemiologjike në dy javët e fundit është rritur mbi 28%, sidomos në Greqinë e Veriut dhe në qytetin e Selanikut. Shtrimet në spitale janë rritur mbi 30% ndërsa kapaciteti i dhomave të intubimit tashmë është gati 100% me paciente.

Megjithëse specialistët bëjnë thirrje për vaksinim vetëm pak më shumë se 60% e popullsisë së rritur është vaksinuar. Ndërkohë shqetësim ka për moshat e reja pasi prej fillimit të pandemisë 118 persona të moshës nga 19-38 vjeç kanë humbur jetën nga koronavirusi, prej te cilëve 6, të gjithë të pavaksinuar, vetëm në dy javët e fundit.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi