MENU
klinika

“Ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes”

Rusia tërheq trupat e katër shtetasve të saj që humbën jetën në Shqipëri

22.10.2021 - 13:41

Trupat e pajetë të katër turistëve që u gjetën në hotelin në Qerret rreth një javë më parë janë nisur këtë të premte në Rusi “me një fluturim të rregullt”, njoftoi ambasada ruse në Tiranë.

Teksa në Tiranë hetimet po vijojnë, mësohet se në vendlindjen e tyre, viktimat do t’i nënshtrohen një ekspertize të dytë mjeko-ligjore.

Sipas ambasdës, legjislacioni rus e parashikon që mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

“Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, thekson ambasada.

REAGIMI I AMBASADËS RUSE

Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.