MENU
klinika

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse?”

Çfarë tha Baldwin pas vrasjes aksidentale të fotografes

22.10.2021 - 16:20

Aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve të filimit “Rust”, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souz.

Sipas “Daily Mail” pas tragjedisë, thuhet se aktori i njohur nisi të pyeste vazhdimisht veten “Pse më dhanë një armë të mbushur?”. Një zëdhënës i kompanisë së produksionit të filmit tha më vonë se aksidenti ndodhi nga ‘shpërthimi i një arme të mbushur me barut’.

Mike Tristan, një armator i Hollivudit me përvojë 30-vjeçare, tha se përgjegjësia përfundimtare për sigurinë e armëve në setin e filmit i takon armaturës.

“Duhet të kishte plumba fals në armë, detyra e armatorit në set është ta kontrollojë armën përpara se të dorëzojë. Ata pastaj sigurohen që aktori të qëndrojë në një vend të caktuar dhe të mos e drejtojë kurrë armën tek ekuipazhi apo kasti… është editimi ai që e bën të duket sikur ata po ia drejtojnë kolegut të tyre.

Kjo është arsyeja pse të gjithë në industri janë shumë të hutuar. Mënyra se si ndodhi kjo, është një mister total për momentin”,- tha Tristan.

Tristan shtoi se ka punuar me Baldwin më parë, në xhirimet e filmit të vitit 1998, “Thick as Thieves”, dhe e cilësoi atë ‘plotësisht profesionist’.

“U befasova kur dëgjova se ishte ai”,- shtoi Tristan.

Baldwin u mor në pyetje pas të shtënave fatale, por nuk u arrestua dhe nuk u akuzua. Ai u fotografua jashtë zyrës së sherifit i pikëlluar dhe duke qarë, ndërsa fliste në telefon.

Aktori nuk pranoi të fliste me reporterët që ishin në vendin e ngjarjes. Është e paqartë se ku është aktori tani. Policia tha se një hetim penal për incidentin po kryhet aktualisht për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së Hutchins.

Pas të shtënave fatale në sheshxhirim, u rishfaq një postim i vitit 2017 i Baldwin në Twitter, ku Policia qëlloi për vdekje një person të dyshuar. Me këtë status i referohej një ngjarjeje që kishte ndodhur në Hungtingon, në shtator të 2017, kur policia qëlloi për vdekje një person të dyshuar.

“Pyes veten se si duhet të jetë të vrasësh dikë gabimisht…“, ishte pyetja që ai shkroi krahas postimit.

Fatkeqësisht, aktori e ka marrë sot përgjigjen, kur aksidentalisht në shesh xhirimin e filmit të tij “Rust”, qëlloi për vdekje Halyna Hutchins si edhe plagosi regjisorin dhe skenaristin Joel Souz.

Sipas “CNBC”, filmi po filmohej në New Mexico, siç ka bërë të ditur edhe Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe. Hutchins u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s, ku u shpall e vdekur. Souza u dërgua në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent për mjekim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!