MENU
klinika

Si të bëhesh lider?

”Strategji falas” nga burra shteti

22.10.2021 - 16:48

         Ishin njerëzit që gëzuan pushtet të jashtëzakonshëm. U përballën me sfida nga më të mëdhatë, pa u trembur. Fati nga njëra anë dhe sigurisht, mprehtësia me strategjinë i bëri të pavdekshëm në histori. Nga Winston Churchill, Ronald Reagan, Barack Obama, Abraham Lincoln, Napoleon Bonaparti, Jul Cezari e deri te Makiaveli: si ta zotërosh veten dhe për rrjedhojë, të gjithë?/Konica.al

Secili prej këtyre strategëve, ka lënë gjurmë të pashlyera dhe mësime të vyera…


Urtësi nga Winston Churchill

-Duhet guxim që të ngrihesh dhe flasësh; por po guxim duhet të ulesh dhe dëgjosh.

-E vërteta është e padiskutueshme. Ligësia mund ta sulmojë, injoranca mund të përqeshë, por në fund ajo mbetet aty.

-Nuk është e mjaftueshme që ne të bëjmë më të mirën; ndonjëherë lipset të bëjmë atë që është e nevojshme.

-Gjatë gjithë jetës kam ngrënë shpesh fjalët e mia, dhe më duhet ta pohoj që ka qenë dieta më e shëndetshme për mua.

-Keni armiq? Në rregull. Kjo do të thotë që keni mbrojtur një kauzë në jetën tuaj

-Njerëzit pengohen herë pas herë tek e vërteta, por shumica prej tyre ngrihet dhe vazhdon rrugën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

-Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: ajo që ka rëndësi është guximi për të vazhduar.

-Fanatik është ai që s’mund të ndryshojë mendje, dhe që as nuk do të ndryshojë temë.

-Ne jemi zotër të fjalëve të pashprehura, por robër të atyre që i lëmë të na rrëshqasin nga gjuha.

-Mësimi më i madh në jetë është të dini se edhe budallenjtë kanë ndonjëherë të drejtë.

-Ju nuk do të mund të mbërrini kurrë destinacionin tuaj, nëse ndaleni dhe gjuani me gurë drejt çdo qeni që leh.

-Sa më shumë pas që mund të shihni, aq më larg keni gjasa për të parë përpara.

Urtësi nga Ronald Reagan

– Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër.

– Sot, në qoftë se ju shpikni një çark më të mirë minjsh, qeveria vjen me një mi më të mirë.

– Beso, por verifiko.

– Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë.

– Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti.

– Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen.

– Jeta është një këngë e madhe, e ëmbël, prandaj fillojeni muzikën.


Urtësi nga Barack Obama

– Nuk mund të lësh që dështimet e tua të përcaktojnë jetën tënde. Duhet të mësoni nga dështimet

– Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë.

– Nëse i vë buzëkuq një derri, prapë derr do mbetet.

– Edhe kur të tjerët të godasin në kokë, nuk duhet të ndalosh marshimin. Edhe kur të kthejnë kurrizin, mos ndalo.

– Nëse je në rrugën e duhur, bën mirë të vazhdosh të ecësh, kështu do bësh progres.


Urtësi nga Abraham Lincoln

– Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite

– Mënyra më e mirë për t’i shkatërruar armiqtë e tu, është kur i bën ata miq.

– Mik është ai që ka të njëjtët armiq që ke ti.

– Shmang popullaritetin në qoftë se dëshiron të kesh paqe.

– Bëhu i sigurt që e ke vënë këmbën në vendin e duhur, pastaj qëndro i palëkundshëm.

– Njerëzit e thjeshtë në dukje janë më të mirët në botë: kjo është arsyeja pse Zotit ka bërë kaq shumë të tillë.

– Të gjithë duan të jetojnë gjatë, por askush nuk dëshiron të plaket.

– Unë eci ngadalë, por unë kurrë nuk eci pas.

– Përgatituni dhe një ditë shansi juaj do të vijë.

– Është më mirë të heshtësh dhe të mendohet se je budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqësh çdo dyshim.

– Në qoftë se ju doni të provoni karakterin e një njeriu, jepi atij pushtet.

– Asnjë njeri nuk ka një kujtesë mjaft të mirë sa të jetë një gënjeshtar i suksesshëm.

– Kushdo që je, ji i mirë.


Urtësia e Napolonit

-Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim

-Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.

-Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.

-Një lider është një tregtar me shpresë.

-Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.

-Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.

-Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.

-Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.

-Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.

-E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.

-Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.

-Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.

-Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.

-Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.

-Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.

-Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.

Urtësia e Cezarit

-Frikacakët vdesin shumë herë, përpara se t’u vijë vdekja e vërtetë.

-Eksperienca është mësuesja e të gjithë gjërave.

-Është më mirë të krijosh, se sa të mësosh. Krijimi është esenca e jetës.

-Nëse duhet të shkelësh ligjin, bëje për të marrë pushtetin; në të gjithë rastet e tjerë, zbatoje ligjin

-Më mirë të jem i pari në një fshat, sesa i dyti në Romë

-Burrat janë pothuaj gjithmonë të gatshëm të besojnë atë që dëshirojnë

-Nuk ua kam frikën burrave flokëgjatë dhe të mirëushqyer, por atyre të uriturve, me pamje të zbehtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyma: Çfarë është historia?

Një gozhdë, ku var romanet e mia

Pse gjithë ai interesim i madh për Shqipërinë?

A i vlerësonte Napoleoni shqiptarët?


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale