MENU
klinika

Kontroll i befasishëm

Shoferët e urbaneve të dehur bëjnë manovra të rrezikshme

08.11.2018 - 10:13

Policia Rrugore e Tiranës, ka nisur një kontroll të befasishëm për verifikimin e akesave të qytetarëve lidhur me trasportin urban.

Ankesat kryesore të qytetarëve mbeten manovrat e rrezikshme në rrugës, shoferët të cilët gjenden nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

kontroll i befasishem transportit publik-konica.al
kontroll i befasishem transportit publik-konica.al

“Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia, e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.”