MENU
klinika

“Vendos bashkia”

Rritet bileta për transportin ndërqytetas? Gonxhe: Nuk ka arsye!

23.10.2021 - 10:40

Blendi Gonxhe, drejtori i DPSHTRR është shprehur se bileta për transportin ndërqytetas nuk ka arsye pse të rritet. “… nuk ka arsye të ketë prekje të çmimit për qytetarët”, është shprehur ai mbrëmjen e djeshme.

Nddërkohë, i pyetur nëse e njëjta gjë do të ndodhë me transportin urban në Tiranë, kreu i Drejtorisë së Rrugëve u shpreh se kjo varet nga Bashkia e Tiranës, si autoritet përgjegjës. “Transporti ubran është juridiksion i bashkive dhe është një moment që ka të bëjë me autonominë e tyre, është tagër i tyre. Është shumë e vështirë të flas unë, pasi një bashki ndryshon nga tjetra”, tha Gonxhe në Abcnews.al.

Më tej, ai tregoi se DPSHTRR i kalon bashkive të vendit rreth 25% të taksave që mbledh çdo vit nga qytetarët.

Ne japim cdo vit 25% të gjithçkaje që mbledhim nga taksat e mjeteve, u shkon bashkive. Vetëm për 2018-2021, vetëm për bashkinë Tiranë janë 15 mln dollarë që ia kemi kaluar në një transfertë direkte, që këto fonde duhet të ndihmonin për politikat”, u shpreh ai.