MENU
klinika

Problem edhe mungesa e infermierëve

Ekspertët gjermanë paralajmërojnë rritjen e infektimeve, mjekët ngrenë alarmin

23.10.2021 - 10:56

Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimit të valës së katërt të pandemisë. RKI i referohet gjendjes në pavionet e kujdesit intensiv në spitale dhe numrit të infektimeve në rritje.

“Mund të pritet që numri i infektimeve gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit të rritet”, shkruan Instituti Robert Koch (RKI) në raportin e tij të ri javor mbi pandeminë.
RKI raporton se të premten (22.10) janë regjistruar 19.572 infektime të reja brenda një dite. Kjo është 8.054 raste më shumë se një javë më parë. Incidenca javore rritet në 95.1 nga 85.6, sa ishte një ditë më parë. Shifra tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë infektuar me koronavirus në shtatë ditët e fundit. Edhe mjekët e mjekësisë intensive japin alarmin për shkak të mungesës së infermierëve.