MENU
klinika

E shoqëroi në altar në vend të babait

Vajza e Paul Walker publikon momentin prekës me Vin Diesel

23.10.2021 - 13:28

Meadow, vajza 22-vjeçare e aktorit të ndjerë, Paul Walker, u martua me Louis Thornton-Allan në fillim të këtij muaji në Republikën Domenikane. Të premten pasdite, ajo ndau foto nga ceremonia e vogël martesore, ku kishte pak të ftuar.

Vin Diesel e shoqëroi 22-vjeçaren drejt altarit në vend të babait të ndjerë. Ka qenë vetë ajo e cila ka ndarë një imazh nga momenti që shoqërohet nga miku i babait të saj. Ajo nxiti thashethemet për fejesë në gusht kur ajo tregoi një unazë diamanti në Instagram.

Kujtojmë që Paul vdiq në vitin 2013 pas një aksidenti tragjik me makinë. Ai ishte 40 vjeç në atë kohë dhe kishte luajtur në gjashtë të parët nga nëntë filmat Fast & Furious së bashku me Vin Diesel.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain