23.10.2021 - 13:30
Argjira Spanca dhe Graciano Tagani konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë. Blogerja dhe balerini i famshëm e kanë çuar romancën e tyre në një tjetër nivel me nisjen e bashkëjetesës.
Ditën e sotme, Graciano feston ditëlindjen dhe Argjira i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla. Ajo ka publikuar disa nga momentet më të mira mes tyre, ndërsa shprehet se ndihet e lumtur që ka një person si ai pranë vetes.
“Gëzuar ditëlindjen për shkëmbin tim të qëndrueshëm! Faleminderit që je njeriu tek i cili mund të mbështetem gjithmonë. Të dua deri në hënë dhe mbrapa.”, ka shkruar ajo.