MENU
klinika

“I vetëm mbi çati”

Kokalari nuk i ndahet Bashës, tregon historinë e veçantë dhe ‘thumbon’ kryedemokratin

24.10.2021 - 14:51

Aktivistja Evi Kokalari pasi iu bashkua ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk i ka kursyer sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kokalari ka ironizuar Bashën, për të cilin shkruan se ka hipur në majë të çatisë dhe kërcënon se nuk e lëshon partinë.

Postimi i plotë:

Grekët e Amerikës shpesh tallen me Grekët e Greqisë, për provincializmin dhe mentalitetin e tyre, që shpesh nuk kuptohet nga dikush i lindur në Shtetet e Bashkuara.

Një nga historitë që më ka argëtuar në këtë kuadër, është ajo e një Greku në një fshat të Kretës, që kishte ndërtuar një shtëpi pa leje, dhe kur bashkia shkoi t’ia shëmbte, Greku hypi mbi çati, dhe i kërcëntonte me pushkë në dorë që të mos i afroheshin.

Kështu më duket dhe Lulzim Basha këto ditë, i vetëm, mbi çati, që kërcënon se Partinë nuk lëshon!!

A thua ta ketë dhe ky nga mentaliteti provincial?

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme