Fabio Quartararo është kampioni i ri i Moto GP, trofe që e fiton për herë të parë në karrierë. Piloti francez i Yamahas e mbylli në vendin e katërt Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Misanos.
Pikët e fituara i mjaftuan për t’u shpallur matematikisht kampion bote. “Djalli”, që e kaloi vijën e finishit pas fituesit Marc Marquez, Pol Espargarò dhe Bastianini, shpallet kampion duke falënderuar Francesco Bagnaian, që u rrëzua pesë xhiroi para fundit.
Valentino Rossi e mbylli karrierën në Moto GP me një vend të 10-të në Misano. Kishte premtuar një podium, por ishte e pamundur për legjendën italiane, që vitin tjetër nuk do të garojë.
#ELD1ABLO 😈 @FabioQ20 IS YOUR 2021 #MotoGP WORLD CHAMPION! 🏆 pic.twitter.com/NcH0kHpEiE
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) October 24, 2021