Është shtyrë procesi gjyqësor për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Shkak është bërë mungesa e të pandehurës Manuela Mallkuci.
Në fazën e kostituimit të trupit gjykues, në zbatim të neneve 333 dhe 403, është e detyrueshme deklarimi nga e pandehura.
Seanca e ardhshme pritet të mbahet më datë 2 nëntor në orën 15:00. Sakaq, kujtojmë se sipas organit të akuzës gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë pjesë e një skeme kriminale, ku favorizoheshin dhe liroheshin të burgosur.
Dyshohet se shumat që jepeshin si ryshfet për gjyqtaren shkonin deri në 12 mijë euro. SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë. Në dosje janë disa përgjime ambientale që implikojnë të hetuarit, ndonëse ata i kanë mohuar akuzat.