MENU
klinika

“Askush s’ka forcë të ndalojë Kuvendin e PD”

Flamur Noka: Çfarë i kërkova Bashës në mbledhjen e Grupit

25.10.2021 - 17:33

Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha në fund të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD se i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të kuptojë se partia është në krizë të thellë.

Noka u shpreh se një gjë e tillë i është kërkuar Bashës nga ai, Tomor Alizoti, por edhe disa demokratë të tjerë. Ndërkohë, duke folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të shpallë datën brenda javës, Noka tha prerë se askush nuk mund ta ndalojë atë.

“Ajo që ndodh sot në mbledhje ishte tendenca për të vazhduar te diskutimet e rudinës, ndërkohë që PD është në krizë të thellë. Ju kërkua edhe nga unë, edhe nga Alizoti, që të kuptohet se kjo parti është në krizë të thellë dhe askush nuk mund të fshihet. Kërkohet zgjidhje, që është përtej karriges së kryetarit. Kjo gjë u kërkua nga unë, Alizoti dhe të tjerë.E rëndësishme më shumë se të gjitha është se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet, sic ju bë me dije edhe Bashës sot. Ai mblidhet për të kthyer ligjshmërinë, për të diskutuar statutin, për t’i dhënë frymëmarrje PD. Është Kuvendi i PD, as i Nokës, as i Bashës. Ai do të mblidhet dhe askush në këtë vend nuk ka forcë ta ndalojë”, tha Noka.

Kur pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit

Me 8 emigrantë në bord, niset drejt Shqipërisë anija Libra!

“Pres që të forcojmë më tej bashkëpunimin…”

Zgjedhjet në SHBA/ Presidenti Begaj uron Trump për fitoren

Rutte: Lidershipi i tij do të jetë çelësi…

Shefi i NATO-s përgëzon Trumpin për fitoren!

Netanyahu: Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri

Donald Trump merr urimet e para nga arena ndërkombëtare!