MENU
klinika

Parku Arkeologjik i Apolonisë

Apolonia fillon dixhitalizimin e trashëgimisë kulturore

08.11.2018 - 13:09

Institucionet partnere të projektit 3D-IMP-ACT dhe programi IPA Itali – Shqipëri – Mal i Zi, filluan sot punën në Parkun Arkeologjik të Apolonisë për dokumentimin dixhital 3D të monumenteve në këtë park.

Dixhitalizimi i disa monumenteve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Itali do të jetë një nga rezultatet e këtij projekti, i cili drejtohet nga Universiteti Politeknik i Barit.

Gjëja kryesore që shijon kur hyn në parkun Arkeologjik të Apolonisë, është paqja që mbretëron në këtë vend. Parku është një kombinim i përsosur i kulturës dhe natyrës, si dhe karakterizohet nga një atmosferë e qetë. Parku arkeologjik është i ruajtur mirë ku dallojnë Tempulli i Apolonisë, edhe Odeoni dhe cisterna.

Në kohën e antikitetit, Apollonia ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare të Mesdheut, ku qëndroi edhe perandori më pas i ardhshëm romak në kohën e triumviratit të dytë, Oktaviano Augusti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN