MENU
klinika

Helmimi masiv i qytetarëve,

Prokuroria e Krujës: Kemi urdhëruar ekspertim

27.10.2021 - 11:18

Prokuroria e Krujës ka reaguar zyrtarisht këtë të mërkurë tre ditë pasi në spitalin e Krujës u pritën rastet e para të qytetarëve që kishin shenja helmimi, dyshohet nga uji i pijshëm. Deri më sot, ka shkuar në 500 numri i qytetarëve që kanë shfaqur shqetësime.

Prokuroria e Krujës thotë se kanë urdhëruar ekspertimin mjeko-ligjor.

“Jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit. Janë duke u kryer hetime për analizat fiziko-kimike”.

KOMUNIKATË PËR MEDIAT

Në lidhje me ngjarjen e datës 25.10.2021, ku pranë Spitalit “Stefan Gjoni” të qytetit të Krujës janë paraqitur me shenja helmimi një numër i konsiderueshëm banorësh të këtij qyteti, duke qenë se kjo ngjarje paraqet interes për opinionin publik, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

JU INFORMOJMË SE:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë ngjarje ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave, e parashikuar nga neni 201 pg. 3, i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës.

Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.

Aktualisht jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit si më sipër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të tjera raste helmimi në Krujë

Qytetarët sërish drejt spitalit