MENU
klinika

Apeli refuzon kërkesën e mbrojtjes

Thaçi mbetet në paraburgim në Hagë

27.10.2021 - 18:05

Gjykatës Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që prej Nëntorit të vitit të kaluar, pasi akuzohen për krime lufte.