MENU
klinika

Dezinfektohet depozita kryesore e ujit të pijshëm

Mbi 130 persona kërkojnë ndihmë mjekësore gjatë natës

28.10.2021 - 09:53

Situata në qytetin e Krujës pasi helmimit nga uji i pijshëm vijon të jetë delikate. Sipas News24, nga mbrëmja e djeshme deri më sot, në spital kanë shkuar 130 qytetarë për ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta me banorët e tjerë.

Në total janë mbi 700 qytetarë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se është dezinfektuar depozita kryesore e ujit të pijshëm.

Ujësjellësi i Krujës ka ndërprerë furnizimin që prej të hënës. Ndërkohë Prokuroria po vijon hetimin mbi rastin në fjalë.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se në ujin e pijshëm ka prezencë amoniaku e cila dyshohet të ketë ardhur nga reshjet e shiut.

Ministrja Ogerta Manastirliu një ditë më parë deklaroi se në dispozicion të qytetarëve do të jetë dhe Spitali i Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN