29.10.2021 - 09:29
Lëkundjet e tërmetit, më i forti me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter kanë trembur shqiptarët mëngjesin e kësaj të premte.
News 24 raporton se banorët e njësisë administrative Shupenzë dhe Gjoricë, janë ende jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës dhe panikut.
Mësohet se banorët e Bulqizës thanë se kanë ndjerë gjithsej 4 lëkundje, dy të parat të fuqishme ndërsa dy të tjerat më të lehta. Lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndjerë shumë në fshatrat e Bulqizës si dhe në Tiranë, Elbasan e Dibër.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë po ndodh me Tokën?