MENU
klinika

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret

Shefi i krimeve: Humbën jetën aksidentalisht

29.10.2021 - 11:54

Ndërsa mbushen dy javë nga gjetja e vdekur e 4 turristëve rusë në sallën e saunës në hotelin me 5 yje “Gloria” në Qerret, policia e cilëson ngjarjen e rëndë më shumë një aksident se një ekzekutim i çfarëdo lloj forme.

Idajet Hoxha, shefi i sektorit kundër krimeve ndaj personit, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit i ftuar në emsionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku shprehu bindjen e vet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjec, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën të vdekur në një sallë saune duke u gdhidhë 16 tetori në hotel, ndërkohë që menjëherë pas ngajrjes policia hodhi disa pista që lidheshin edhe me një vrasje të mundshe, deri te veprime të agjenturave, duke qenë se 60-vjeçari Sergei Burenkova dikrui kishte qenë gjenral në ushtri.

Por Hoxha, një specialist i vjetër në hetimin e krimeve dhe tani shefi i këtij sektori në Policinë e Shtetit ka versionin e tij.

Sipas tij, aksidenti është opsioni më i mundshëm që mund të ketë ndodhur.

“Unë nuk e kosnderoj vrasje. Për mendimin tim jo. Ose, nëse do ta klasifikohet vrasje, ajo mund të jetë vrasje nga pakujdesia, por jo vrasje në kuptimin klasik. Nga pakujdesia. Ka bërë një veprim, një gjë që i ka shkaktuar vdekjen, por pa patur vullentin. Vrasja kërkon vullnetin.

Nëse do e them në mënyrë popullore që është dashur për ti vrarë nuk ka. Është më shumë aksidenatle. Nëse në një banesë vdes dikush nga hapja e gazit apo diçka tjetër nuk mund të thuash që e vrau dikush. Është më shumë pakujdesi”, tha ai.

Gjithsesi Hoxha thekson se pavarësisht mendimit të tij, policia dhe prokuroria do t’i shkojnë deri në fund veprimeve hetimore pa përjashtuar asnjë pistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Itenerari nga dreka në Maqedoni tek darka në plazh

Vrasje apo helmim, enigma e katër viktimave ruse në Qerret


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier