MENU
klinika

"Ne jemi vazhdimisht në komunikim me ta..."

Kurti: Takimi i ardhshëm me Vuçiçin varet nga BE

29.10.2021 - 11:57

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka folur edhe për dialogun dhe takimin e mundshëm mes tij dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç në Bruksel. Shefi i ekzekutivit u shpreh se s’ka datë për takimin me presidentin e Serbisë dhe takimi varet nga BE-ja.

“Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysëmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Emisarit të tij Lajçak”, tha Kurti para gazetarëve.

Kurti tha se bllokimi i bokserëve kosovarë nga Serbia për të marrë pjesë në kampionatin botëror shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Serbisë.

“Së pari me bllokimin që ua bëri bokserëve tanë Serbia në kufi e shpërfaqi fytyrën e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema. Të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel sepse ne jemi vazhdimisht në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha ai.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat