MENU
klinika

Pak gjumë më shumë...

E diela kthehet në kohën dimërore, akrepat kthehen një orë mbrapa

29.10.2021 - 16:42

Për pak orë do i rikthehemi sërish kohës dimërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ftohtë. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë më pas do të bëhet natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3.00 në 2.00 .

Ndërkaq tashmë shumica e pajisjeve elektronike janë krijuar për t’u përshtatur automatikisht, ndërsa ora analoge e shtëpisë, nga ana tjetër, nuk mund të injorojë ndërhyrjen tonë.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Ditën e parë të gjithë do të shijojmë një orë gjumë shtesë, ndërkohë që në përgjithësi tashmë do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë.

Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Duhet të merret parasysh gjithashtu se, si çdo vit, oraret e reja do të përcaktojnë një lloj ndryshimi fazor në orën biologjike, veçanërisht për sa i përket ritmit gjumë-zgjim.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022 , kur do të duhet të lëvizim sërish akrepat e orës përpara për t’u kthyer në orën verore.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!