Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja që po zhvillohet në qytetin e Lezhës është shprehur se miqtë e tij i kanë thënë se dosja e Sekretarit Amerikan Blinken ndaj tij për shpalljen “non grata” nuk ka asnjë provë, fakt apo dokument.
“Sot propaganda e Edi Ramës dhe e pengut të tij duan t’u mashtrojnë dhe të paraqesin foltoren si një interes personal të Sali Berishës, të lidhur me vendimin e DASH për shpalljen time “non grata”. Është e pavërtetë dhe unë ia faktoj të gjithëve. Ai vendim është i bazuar në shpifje, shpifje dhe vetëm shpifje, Sali Berisha e mbajti personale dhe u drejtiova në Gjykatën e Parisit. Padita për shpifje zotërinë që firmosi vendimin. Kam kënaqësi që jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miqtë më kanë njoftuar se ajo dosje ka 0 fakte, 0 dokumenta, 0 prova, ashtu siç jua kam thënë unë ju”, u shpreh Berisha.
Nëse kjo që thotë Berisha është e vërtetë, atëherë Gjykata e Parisit mund të shpallë fajtor Sekretarin Blinken për shpifje, ndërsa ish-kryeministrit mund t’i hiqet statusi “non grata”.