MENU
klinika

Aktori i njohur 'zbulon' lajmet e fundit

“Fjoralba merr Për’puthen, Bora merr Portokalli!”

30.10.2021 - 07:40

Bora Zemani dhe Fjoralba Ponari janë dy nga moderatoret më të dashura të ekraneve shqiptare. Ky është sezoni i dytë që Bora moderon “Për’puthen”, një nga programet më të komentuara në vend. E nga ana tjetër, edhe Fjoralba ka nisur sezonin e dytë në show-n e humorit “Portokalli”. Të dyja janë përshtatur shumë mirë me emisionet dhe kanë fituar zemrat e teleshikuesve.

Andaj, aktori i njohur i “Portokalli”, Ledio Lako, ka “ngacmuar” sot ndjekësit në Instagram. Ai ka postuar në Instastory një foto të autores së “Për’puthen”, Olsa Muhameti, dhe Fjoralbës që si duket janë takuar në ambientet e televizionit. Me nota humori, ai ka shkruar: “Fjoralba merr prezantimin e “Për’puthen”, Bora merr “Portokalli”, ndërsa Olsa nuk lëviz nga aty ku ka qenë!”

Ky postim është rishpërndarë edhe nga Fjoralba dhe Olsa në profilet e tyre që kanë shkruar respektivisht “Lajmi më parë kalon nga Ledio” dhe “Lajmet e fundit nga Ledio”.

Sigurisht, që është e gjitha një shaka dhe Fjoralba e Bora do vijojnë me emisionet që u janë besuar.