29.10.2021 - 19:47
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar emërimi i zëvendësministrit të Turizmit dhe Mjedisit.
Në vendimet e publikuara në faqen zyrtare të Kryeministrisë thuhet se Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Vendimi i qeverisë
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.