MENU
klinika

100 milionë euro shkojnë për ushtrinë

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin e Buxhetit 2022

29.10.2021 - 19:52

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditën e sotme Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se nga ky buxhet, për herë të parë rreth 100 milionë euro do të shkojnë për ushtrinë e Kosovës.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor dhe për herë të parë kemi ndarë mbi 100 milionë euro ose 1.3%  të Bruto Produktit Vendor. Synimi ynë është që brenda mandatit ta sjellim në 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s”, tha Kurti.

Me buxhetin e vitit 2022, Kurti thotë se do të ndërtohen 50 çerdhe në Kosovë, do mbështetet fusha e shkencës, si edhe është parashikuar që pensionet nuk do të jenë nën 100 euro. Sakaq, 2 milionë euro do të shkojnë për Luginën e Preshevës.

“Sot jam takuar me ministrin e Financave, me të cilin e kemi shqyrtuar edhe njëherë buxhetin final. Me këtë buxhet ne do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve në tërë vendin. Me këtë buxhet do të nisim rrugën Prizren-Tetovë. Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro. Këto e shumë investime të tjera janë bërë të mundura me vetëm shtatë muaj qeverisje të mirë”, tha Kurti.

Kurti bëri me dije se 20 milionë euro do të shkojnë për mbështetjen e të rinjve, ndërkohë që me 70 milionë euro të miratuara në buxhet do të rriten investimet në bujqësi.

“Kemi ndarë buxhetin dhe do të fillojmë projektin e banimit social. Kemi ndarë 20 milionë euro për skemën e punësimit për të rinjë. Kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtetet aleate, kemi rritur buxhetin për Bujqësinë mbi 70 milionë euro për herë të parë. 40 milionë euro të tjera i kemi ndarë për investime në Trepçë dhe Telekom”, tha kreu i qeverisë.

Projektligji për Buxhetin pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës për miratim.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat