30.10.2021 - 17:39
Verilindja e vendit nuk ka gjetur ende qetësi pasi Dibra edhe sot është tronditur sërish nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Dibër u regjistruan disa lëkundje, ku më e forta ishte 4.5 ballë.
Tërmeti shkaktoi panik te banorët në këtë qark, ndërkohë që nga lëkundjet u dëmtuan 14 banesa si dhe njësia administrative Orosh.