MENU
klinika

Premier League, Java 10

City bie në shtëpi, ngec Liverpool, bind Chelsea

30.10.2021 - 18:01

Ndeshjet e javës 10 të Premier League kanë dhuruar spektakël. Kampionët në fuqi të Manchester City humbën 0-2 në shtëpi me Crystal Palace, duke kompromentuar kështu luftën për titull.

Zaha shënoi për miqtë që në minutën e gjashtë, ndërsa në limitet e pjesës së parë vendasit e Cityt mbesin me 10 vetë, pasi Laporte ndëshkohet me karton të kuq. Jesus barazon në mesin e pjesës së dytë, por anulohet për jashtë loje. Gallagher në fund shënon golin e dytë dhe “vret” ndeshjen.

Edhe Liverpool nuk merr dot pikët e plota, ndaj Brighton nuk shkon më shumë se 2-2. Edhe pse të Kuqtë ishin në avantazh të dy gola, shënuar nga Henderson dhe Mane, nuk arritën dot ta mbanin avantazhin, apo të shënonin një të tretë kur rezultati i barazua.

Ndërsa Chelsea fiton 3-0 në transfertë ndaj Newcastle. Blutë e Londrës vuajnë në pjesën e parë, por në të dytën shënojnë tre gola, dy herë me James dhe njëherë me penallti me Jorginho. Southampton i Brojës merr 3 pikë me vlerë në fitoren 0-1 në fushën e Watford, ndërsa Burnley mposht 3-1 Brentford.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin