Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë zgjerimin e tregjeve dhe nxitjen e eksporteve bujqësore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, u takua të premten në Tiranë, me përfaqësuesit e Forumit Ekonomik Mbarë- Kombëtar Shqiptar dhe u njoh me anëtarët e Dhomave dhe Odave Ekonomike e përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“Folëm shqip për një mori problematikash që kanë nevojë për zgjidhje të përbashkëta”, u shpreh Krifca.
Krifca vuri në dukje se “fokus i takimit ishte, bashkëpunimi për zgjerimin e tregjeve, nxitjen e eksporteve tona si dhe mundësitë për zgjidhje të domosdoshme, për të shmangur burokracitë dhe vonesat në pikat e kufirit”.