MENU
klinika

"U tjetërsua sistemi zgjedhor!!!"

Kryemadhi nuk merr përgjegjësi pas rezultatit të dobët të LS

30.10.2021 - 22:04

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës” , deklaroi se synimi i LSI është të rikthejë shpresën tek qytetarët .
Kryemadhi theksoi se Partia Socialiste ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, ndërsa nuk komentoi përplasjet me sa ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

E pyetur për rezultatet e dobëta të LSI në zgjedhje, Kryemadhi theksoi se nuk ka pasur asnjë rrudhje, duke shtuar se pati tjetërsim të sistemit zgjedhor.

Pjesë nga intervista:

-Lufta e Berishës me Bashën?

Kryemadhi: Nuk dua të komentoj gjëra që kanë të bëjnë me punët e brendshme të PD-së.

-Marrëdhëniet e LSI me PD?

Kryemadhi: Mjafton të shikojmë çfarë po ndodh në parlament, ku tangoja teatrale opozitë –mazhorancë thjesht po e rrit borxhin. Sot jeta e politikës nuk artikulon për gjëra që kanë të bëjmë me jetën e popullit shqiptar.

-Rezultati i dobët i LSI:

Kryemadhi: Nuk ka rrudhje të rezultatit, por ka një tjetërsim të sistemit zgjedhur. Ka një thyerje që është bërë nga e gjithë opozita në bashkëpunim me ambasadën amerikane nënshkruan një marrëveshje për të shkuar drejt një procesi të ndershëm zgjedhor, por pavarësisht kësaj klasa politike u sulmua për mungesë të pavarësisë. Në mënyrë të njëanshme PS ndryshoi kushtetutën dhe kjo solli ndryshim të rezultatit.

-Cila është përgjegjësia juaj duhet të kishit dhënë dorëheqjen?

Kryemadhi: Përgjegjësia ime është shumë e madhe dhe e të gjithë kolegëve tanë do të vijë në të ardhmen. Ne duhet të kuptojmë që të gjithë duhet të punojmë për vendin tonë. Sot pika më e rëndësishme për ne është që tu japim shpresë të rinjve dhe të rejave.