MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Duart e ftohta, nga çfarë shkaktohen?

31.10.2021 - 12:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Duart e ftohta, nga çfarë shkaktohen?

Mjeku: Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, mund të jenë diçka normale. Shpesh, duart e ftohta janë një pjesë e përgjigjes natyrale të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit dhe nuk duhet të jenë diçka për t’u shqetësuar.

Por, nëse keni duar të ftohta në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht nëse shoqërohet me ndryshime të ngjyrës së tyre, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Për shembull, duart e fohta mund të jenë një shenjë e një problemi me nervat apo qarkullimin e gjakut, ose një problem me dëmtimin e indeve në duar dhe gishta. Nëse jeni në një ambjent të jashtëm, në një mot me të ftohtë ekstrem dhe keni duar te ftohta, duhet të tregoni kujdes për shenja të tjera paralajmëruese të morthit.

Shkaqe të duarve të ftohta mund të përfshijnë:

Aneminë
Sëmundjen e Buergerit
Diabetin
Morthin
Lupusin
Sëmundjen e Raynaudit
Sklerodermën
Shenja dhe simptoma të tjera, të cilat duhet t’i keni kujdes, kur keni dhe duar të ftohta janë:

Këmbë dhe gishta të këmbëve të ftohta
Ndryshime në ngjyrën e lëkurës së duarve, siç mund të jetë ngjyra e bardhë apo blu e lëkurës
Mpirje apo therje
Plagë të hapura
Lëkurë të shtrënguar apo të forcuar

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.