MENU
klinika

Përkeqësohet situata epidemiologjike

Serbia shënon 64 viktima nga Covid-19, mijëra raste të reja

31.10.2021 - 14:28

Në Serbi është përkeqësuar situata epidemiologjike, pasi të shtunën (30 tetor) kanë vdekur 64 persona nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se nga 20.128 mostra të testuara, janë shënuar edhe 6.001 raste të reja me koronavirus. Në spitalet e Serbisë aktualisht janë të shtrirë 6.780 pacientë, nga të cilët 282 po trajtohen përmes respiratorit.

Epidemiologia, Mila Pauniq, i tha Radio Televizionit të Serbisë (RTS) se ka rritje të numrit të studentëve të infektuar.

Ai foli për një situatë të rëndë, pasi shumë punonjës shëndetësorë po sëmuren.

Që nga fillimi i pandemisë Serbia ka regjistruar 9.890 viktima.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat