Marco van Basten ka qenë një nga sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit. I aftë të fitojë 3 kampionate holandezë, po aq Kupa të Holandës, tre Serie A, katër Superkupa të Italisë.
Ndwrsa nw arenwn ndwrkombwtare: një Kupë të Kupave, dy Champions League, dy Superkupa të Europës dhe dy Kupa Interkontinentale, përveç Europianit të 1988-ës me fanellën e Holandës.
Në nivel persona ka koleksionuar plot tre “Topa të Artë”, një shenjë që tregon se mes fundit të viteve tetëdhjetë dhe fillimit të viteve nëntëdhjetë është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë e Europës, duke parë se në atë kohë trofeu nuk u jepej lojtarëve amerikanojugorë.
Shifrat tregojnë gjithçka: në gjashtë sezone me fanellën e Ajax-it, Van Basten ka shënuar 152 gola në 172 ndeshje, para kalimit të tij te Milan-i me të cilin ka kaluar sezonet më të mira.
Me kuqezinjtë shumë suksese, por mbi të gjitha 125 gola në 201 ndeshje. Në fund, shifrat me kombëtaren e tij: 58 ndeshje dhe 24 gola, me titullin e vetëm të fituar nga Holanda që mban emrin e tij.
Sot, Van Basten mbush 57 vjeç, me karrierën e tij që është mbyllur shumë shpejt për shkak të një kavilje të mallkuar që e ka detyruar të tërhiqet kur ishte vetëm 31 vjeç.