Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku si pasojë është ekzekutuar me armë zjarri Xhelal Reçi rreth 60 vjeç.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta.
Ndërkaq uniformat blu njoftojnë se në ndihmë të policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.