01.11.2021 - 13:11
Kryeministri Edi Rama ka takuar nga afër homologun e tij të Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe sekretarin e përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Takimi shumë i përzemërt me këta dy liderë është zhvilluar në Glasgow të Skocisë, gjatë konferencën së OKB mbi ndryshimet klimatike COP26.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama mes tyre ka pasur një takim të përzemërt, por për shkak të pandemisë është zbatuar protokolli, ku janë takuar me bërrylat e krahëve.