MENU
klinika

Debatet Manastirliu-Vokshi

Debatet dhe përplasjet/ Ndërpritet mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, ja arsyeja

01.11.2021 - 14:23

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u ndërpre këtë të hënë pasi deputetët socialistë kërkuan leje sepse duhet të ishin në mbledhjen e grupit të partisë

“Me kërkesë të zv.krytares që të bëjmë ndërprerje 10 minuta që të shkoni në mbledhje grupi, në fakt axhenda e komisionit është më e rëndësishme se sa axhenda politike këtë duhet ta dini, por ne jemi shumë tolerantë si opozitë, ju japin 10 minuta rikthehemi e vazhdojmë ku e kemi lënë se kemi shumë pyetje pa mbledhur.
Deputetët, hajdeni te zyra ime pijmë një kafe”, tha kryetarja e komisionit Albana Vokshi.

Më herët, deputetja e PD i tërhoqi vërejtje ministres Manastirliu për ndërhyrjet që bëri teksa fliste një nga deputetet e opozitës për situatën e pandemisë.

“Ju lutem pa grimasa e pa fyerje kur flasin deptuetët”- tha Vokshi.

Manastirliu: Ku i pe?

Vokshi: I pashë pra edhe përtej maskës dukesh. Ju tërheq vërejtje cdo deputet këtu është i lirë të flasë e të thotë mendimin e tij.

Ndërkohë një përplasje ministrja e Shëndetësisë pati edhe me deputeten Oriola Pampuri.

“Mos qesh fare një ministre që qesh nuk ka seriozitet”- iu dretua Pampuri ministres.

“S’ke maskë”- iu përgjigj Manastirliu.

Pampuri: Unë s’kam se dua të bëhem pjesë e hipokrizisë.

Manastirliu: Ti rrezikon edhe mua

Pampuri: Ty të rrezikoj ? Ti nuk rrezikohesh se ke fitu imunitet sa kohë nuk ke punuar dhe ke rrezikuar gjithë popullatën. Përgjigj