Ndiheni të mërzitur dhe nuk e shpjegoni dot pse? Ndoshta s’ju ka shkuar kurrë në mendje se fajin për këtë mund ta ketë mënyra si ushqeheni.
Ndaj shtoni këto ushqime në dietën tuaj, pasi vlerat e tyre të pasura ushqyese, mund të përmirësojnë humorin e madje luftojnë dhe stresin.
Çokollata
Konsumimi i çokollatës së zezë për dy javë rresht ka rezultuar në uljen e ndjeshme të stresit.
Salmoni
Ekspertët thonë se Omega 3 e gjendur në salmon ndihmon në pakësimin e ankthit dhe përmirësimin e humorit.
Çaji jeshil
Falë amino acideve që luftojnë ankthin dhe kafeinës, çaji jeshil është perfekt për ditët kur ju pushton mërzia.
Gocat e detit
Përveç vetive afrodiziake, gocat e detit janë të pasura me zink, që lufton ankthin.
Boronica
Me antioksidantët e shumtë, boronicat ndikojnë pozitivisht në veprimtarinë e trurit, duke përmirësuar humorin, kujtesën dhe duke luftuar plakjen.
Kosi dhe probiotikët
Dihet tashmë se ushqimet me probiotikë si kosi ndikojnë në funksionimin e rregullt të zorrëve. Por sipas studimeve të fundit, funksionimi i rregullt i zorrëve lidhet ngushtësisht edhe me një humor më të mirë dhe më pak stres dhe ankth.
Spinaqi dhe jeshilllëqet e tjera
Spinaqi është i pasur me magnez, minerali i njohur për vetitë e tij reduktuese të ankthit.