02.11.2021 - 11:43
Një e moshuar është gjetur e pajetë në lumin Vjosa në Përmet. Trupi i 67-vjeçares është gjetur e pajetë rreth orës 09:15. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se gruaja ishte gjetur e pajetë në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa.
Sipas policisë, trupi i pajetë i shtetases me inicialet R.SH., banuese në Përmet, ishte në dukje pa shenja dhune.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.